Ajeti ka zotuar që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim, duke realizuar projekte që përmirësojnë jetën e tyre.

“Me propozim të Kryetarit të Komunës, z. Novak Ziviç, sot Kuvendi Komunal në Graçanicë më emëroi Nënkryetar të Komunës për Komunitete për herë të dytë radhazi. Falënderim i veçantë për të gjithë votuesit që më besuan në zgjedhjet e tetorit të këtij viti, duke votuar masivisht për kandidaturën time për kryetar”, ka shkruar ai.

“Si Nënkryetar, zotëroj që do të bashkëpunoj ngushtë me legjislativin dhe ekzekutivin e Komunës, si dhe me nivelin qendror. Faleminderit me përulësi! Na priftë e mbara!”, tha ai.