By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FFK mohon se është dënuar nga UEFA
January 22, 2026
Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama
January 22, 2026
Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani
January 22, 2026
Rrezik orteku në Brezovicë, ShKShMK apelon për kujdes maksimal
January 22, 2026
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita në Beograd kërkon distancim nga ndikimi rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita në Beograd kërkon distancim nga ndikimi rus
Lajme

Opozita në Beograd kërkon distancim nga ndikimi rus

Kosova Times
Last updated: 2025/12/30 at 11:48 PM
Kosova Times Published December 30, 2025
Share
SHARE

Një pjesë e opozitës parlamentare proevropiane kërkon që Serbia të distancohet më qartë nga ndikimi politik dhe ekonomik rus, përmes iniciativave që lidhen me Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe Qendrën Humanitare Serbo-Ruse në Nish.

 

Në rastin e NIS-it, opozita akuzon presidentin Aleksandar Vuçiq se po mbron interesat ruse, ndërsa ka dorëzuar në Kuvend një projektligj që parasheh pezullimin e të drejtave pronësore të Gazprom-it, vendosjen e administrimit të detyruar dhe shpalljen e një tenderi ndërkombëtar.

“Regjimi i Vuçiqit ka hequr dorë nga rruga evropiane dhe nuk guxon të marrë vendime nga frika e Moskës. Kjo është pasojë e marrëveshjeve të fshehta politike, të sigurisë dhe financiare, që e mbajnë Serbinë në margjinat e Evropës”, tha Dragan Gjillas, kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e pushtetit e hedhin poshtë këtë propozim.

“Qëllimi i opozitës është të krijojë konflikt me Federatën Ruse, por kjo nuk do t’u dalë, sepse në krye të Serbisë është Aleksandar Vuçiq., tha Biljana Pantiq Pilja, deputete e Partisë Përparimtare Serbe.

Ndryshe, opozita ka nisur edhe procedurën për shfuqizimin e marrëveshjes për Qendrën Humanitare Serbo-Ruse në Nish, duke përmendur mungesën e transparencës dhe shqetësime politike e të sigurisë. Ndërkohë, nga Bashkimi Evropian kërkohet një orientim më i qartë i politikës së jashtme të Serbisë dhe ulje e varësisë nga ndikimi rus, me paralajmërimin se Moska e përdor energjinë si mjet presioni politik.

You Might Also Like

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Bislimi: Arritëm funksionalizimin e Komisionit për të Pagjeturit

Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes

Kosova Times December 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dhjetëra të vrarë nga një sulm i Izraelit në Gazë

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!
Banka më e madhe në Skandinavi u akuzua për pastrimin e pothuajse 4 miliardë dollarëve të parave ruse
Thesari i SHBA vendosi sanksione kundër konsulentëve të Grupit TGR për shkak të Rusisë
Si po portretizohet figura e presidentit amerikan, Donald Trump?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?