By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti viziton termocentralet Kosova A dhe B: Kemi stabilitet energjetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti viziton termocentralet Kosova A dhe B: Kemi stabilitet energjetik
Lajme

Kurti viziton termocentralet Kosova A dhe B: Kemi stabilitet energjetik

Kosova Times
Last updated: 2025/12/31 at 7:04 PM
Kosova Times Published December 31, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar termocentralet Kosova A dhe Kosova B, ku nga afër është informuar për gjendjen aktuale të gjenerimit të energjisë elektrike dhe funksionimin e njësive prodhuese, teksa ka deklaruar se kemi stabilitet të funksionimit dhe energji të qëndrueshme.

 

“E pamë vetë se janë duke funksionuar tri njësi të termocentralit të Kosovës A, pra A3, A4 dhe A5 dhe dy njësi të termocentralit Kosova B, B1 dhe B2. Tek termocentrali Kosova A, përderisa A3 dhe A4 funksionojnë me kapacitet rreth 125 megavat secila prej tyre, A5 është rreth 140 megavat, pra gjithsej termocentrali Kosova A gjeneron bruto kapacitet të gjithmbarshëm rreth 390 megavat. Ndërsa kur shkuam në termocentralin Kosova B, pamë që ky termocentral me njësinë e vet B1 gjeneron kapacitet prej 259 megavat përafërsisht, ndërkaq ai B2 gjeneron 282 megavat. Të gjitha turbinat punojnë me 3 mijë rrotullime në minutë, për të siguruar frekuencën 50 hercë të rrymës alternative dhe kjo do të thotë që kemi stabilitet të funksionimit dhe energji të qëndrueshme”, ka theksuar Kurti në konferencë për media.

Kurti falënderoi bordin, menaxhmentin dhe të gjithë punëtorët e KEK-ut për punën e jashtëzakonshme që bëjnë, për të cilën tha është në shërbim të qytetarëve, por njëkohësisht edhe të bizneseve, të industrisë e të prodhimtarisë, por edhe të sigurisë së përgjithshme të Republikës.

Ai po ashtu përgëzoi edhe për investimet e bëra deri më tani dhe u zotua se në vijim do të kemi modernizim të termocentralit të Kosova B, por edhe rehabilitim të termocentralit Kosova A, e me ç’rast, siç tha, do të kemi edhe kapacitete të shtuara sa i përket gjenerimit të energjisë.

Duke folur për rëndësinë e termocentraleve për ngrohjen qendrore, Kurti theksoi se aktualisht ndërmarrja “Termokos” furnizohet me rreth 110 megavat nga Termocentrali Kosova B, duke përcjell edhe një lloj porosie siç tha nga punëtorët e KEK-ut, që në këtë natë të ndërrimit të motmoteve, më shumë nikoqirë të tregohen ata që e kanë ngrohjen nga Termokosi.

“Po ashtu u zotuam se do t’i bëjmë investimet me kohë në vitet 2026 dhe 2027, me ç’rast ka edhe afate të përcaktuara, ku bordi dhe drejtori e kanë të qartë se gjërat investohen dhe përmbyllen para afateve është në rregull, mirëpo jo edhe pas tyre. I falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe zotohemi për mbështetjen e mëtejme për gjigantin tonë energjetik dhe ekonomik”, ka shtuar Kurti.

Ndërkohë, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se KEK-u gjatë këtij viti ka realizuar investimin më të madh në 40 vitet e fundit në sektorin e energjisë, duke modernizuar turbinën në bllokun B2 dhe duke bërë edhe investime tjera në këtë bllok, gjë e cila, sipas saj, ka rritur kapacitetin e kësaj njësie për 35 megavat.

“Jemi në një fazë kur ato kontrata të negociuara më herët po fillojnë të japin rezultatet e tyre dhe në vitin e ardhshëm pritet që i njëjti investim të bëhet edhe në njësinë B1, së bashku me vendosjen e filterëve që do ta ulin ndotjen ndjeshëm për qytetarët, veçanërisht për ata të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, ka thënë Rizvanolli.

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Gramos Hashani, falënderoi kryeministrin në detyrë Kurti dhe minstren në detyrë Rizvanolli për vizitën dhe mbështetjen e projekteve.

“Në vitin 2025 deri në vitin 2027 kemi projekte mbi 500 milionë euro që do të investohen në KEK. Disa prej tyre kanë përfunduar, në B2 është përfunduar modernizimi i saj, vitin e ardhshëm do të fillojë instalimi i elektroflitrave dhe modernizimi i turbinës së saj. Gjithashtu kemi modernizimin e A3”, tha ai, teksa përmendi edhe Parkun Solar si një mundësi të mirë për rritjen e gjenerimit të megavatëve në vitet e ardhshme. Ai tha se vetëm nga modernizimi i njësive të dy termocentraleve do të përfitohen 130 megavat orë shtesë, derisa në vitin 2028 sipas tij KEK-u do të fillojë të gjenerojë megavatët e saj të parë pa djegie të thëngjillit, ku të prodhohen mbi 230 megavat orë shtesë të energjisë elektrike.

Ndërkaq kresuesi i Bordit të KEK-ut, Valdrin Krasniqi falënderoi të gjithë punëtorët e kësaj ndërmarrje për punën e vazhdueshme dhe për stabilitet të energjisë elektrike në vendin tonë, si dhe qeverinë për përkrahjen në investime.

You Might Also Like

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje

Kosova Times December 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zidojce Zeitung për Srebrenicën: Tensionet ushqehen nga politikanët serbë

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Mustafa: Qeveria Kurti goditi përsëri qytetarët, koeficienti i pagave duhet të jetë së paku 120 euro
Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli
Klubi i natës që u rrënua nga zjarri vdekjeprurës ishte urdhëruar të mbyllej më 2022
Çanta shpine që mbajnë dyfishin e rrobave: Teknologji që ju kursen nervat në aeroport
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?