Federata Evropiane e Xhudos (European Judo Union – EJU) ka nderuar xhudisten kosovare Nora Gjakova, duke e vlerësuar atë për karrierën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në sportin e xhudos.
Në një postim në rrjetin sociale, Facebook, EJU ka renditur sukseset kryesore të Gjakovës, përfshirë medaljen e artë olimpike, medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, medalje në Masters, Grand Slam, Kampionatin Evropian dhe Çmimin e Madh (Grand Prix).
“Një kampione olimpike, një model dhe një frymëzim. I urojmë të gjitha të mirat në kapitullin tjetër,” thuhet në mesazhin e European Judo Union, duke falënderuar Nora Gjakovën për kontributin dhe sukseset e saj.



