“Sot me datёn 02.01.2026 rreth orёs 12:00, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar, i njëjti ka dorёzuar edhe armёn se bashku me tre fishekë, me tё cilёn dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti nё prezencёn e avokatit mbrojtёs ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti i plagosjes kishte ndodhur më 22 dhjetor në rrugën ‘Ahmet Gjikolli’. I dyshuari pasi kishte kryer këtë vepër ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, derisa hetuesit kishin gjetur dhe sekuestruar tri gёzhoja. I plagosuri nga arma e zjarrit, menjёherё ishte dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekёsor, derisa policia me autorizim tё prokurorit tё shtetit kishte lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt për arrestimin e të dyshuarit.