Nga dita e enjte pritet një rënie e dukshme e temperaturave, duke shkuar nën vlerat e zeros.

Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme me intensitet mesatar, ndërsa lokalisht priten edhe erëra të forta. IHMK apelon për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik, për shkak të ngricave që priten të jenë të theksuara nga e enjtja.

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 1 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 7 deri në 10°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1–6 m/s.