Reprezentuesi i Kosovës, edhe vitin 2026 e ka nisur me gol.

Muriqi shënoi gol në humbjen e Mallorcas-s në duel me Girona-n, me rezultat 2-1, duel ky i zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

As-i i Dardanëve realizoi nga pika e bardh në minutën e 91-të për rezultatin 2-1.

Ky ishte goli i 10-të i Muriqit në Spanjë, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappe.