Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar me thikë nga dy të tjerë në Leposaviq. Viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit për këtë rast gjenden në arrati.
“Leposaviq 03.01.2026-01:25. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.




