Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2244 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 12 persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.