Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri, rast i cili ka ndodhur më 05.01.2026 në Prishtinë.
Sipas Policisë, Sektori i Hetimeve ka realizuar me sukses veprimet hetimore, duke arrestuar të dyshuarin A.K., 29 vjeç. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe arma e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në incident.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.




