By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord
January 7, 2026
Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez
January 7, 2026
Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kjo festë një burim paqeje
January 7, 2026
Kurti: Aktualisht situata nën kontroll, me dëme, pa raste lëndimesh serioze
January 7, 2026
Vërshimet shkaktuan dëme materiale dhe infrastrukturore në Kosovë
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.
Rajon / Botë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.

Kosova Times
Last updated: 2026/01/05 at 10:41 PM
Kosova Times Published January 5, 2026
Share
SHARE

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm, pasi autoritetet amerikane e arrestuan në Karakas dhe e transferuan në Shtetet e Bashkuara.

 

Maduro, 63 vjeç, u paraqit para Gjykatës Federale në Nju Jork, ku u përball me katër akuza penale të rënda, përfshirë narko-terrorizëm, import të kokainës në SHBA si dhe posedim të armëve automatike dhe mjeteve shkatërruese.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam kryer asnjë krim. Jam një njeri i ndershëm dhe vazhdoj të jem president i vendit tim”, deklaroi Maduro përmes përkthyesit, përpara se të ndërpritej nga gjykatësi Alvin Hellerstein, raporotojnë mediat ndërkombëtare.

Edhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u deklarua e pafajshme. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 17 mars.

Sipas prokurorisë amerikane, Maduro ka drejtuar për vite me radhë një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i cili ka bashkëpunuar me organizata kriminale dhe grupe të armatosura si karteli Sinaloa dhe Zetas në Meksikë, rebelët e FARC-ut në Kolumbi si dhe bandën venezuelase Tren de Aragua.

Maduro i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke i cilësuar ato si një justifikim për, sipas tij, ambiciet “imperialiste” të SHBA-së ndaj rezervave të pasura të naftës së Venezuelës.

Të shtunën, forcat speciale amerikane arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij në Karakas dhe i nxorën nga vendi. Të hënën në mëngjes, çifti u transferua nga një qendër paraburgimi në Bruklin drejt gjykatës federale nën masa të rrepta sigurie.

Gjatë seancës, e cila nisi në orën 12:02 sipas kohës lokale, u lexua aktakuza ndërsa Maduro, i veshur me uniformë burgu, e ndoqi përmes kufjeve me përkthim në spanjisht. Gjykatësi e informoi çiftin për të drejtën e njoftimit të Konsullatës së Venezuelës.

Prokurorët pohojnë se përfshirja e Maduros në trafik droge daton që nga viti 2000, kur ai ishte pjesë e Asamblesë Kombëtare, duke vazhduar gjatë mandatit si ministër i Jashtëm dhe më pas si president pas vitit 2013, kur pasoi Hugo Chávezin.

Aktakuza e parë kundër tij u ngrit në vitin 2020, ndërsa versioni i përditësuar, i publikuar së fundmi, përfshin prova dhe të pandehur të rinj, mes tyre edhe Cilia Flores.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Maduron si president legjitim që prej zgjedhjeve të vitit 2018, të cilat u shoqëruan me akuza për manipulime të rënda.

You Might Also Like

Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord

Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së

WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte

SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba

Policia britanike u tha gabimisht prindërve se djali i tyre adoleshent kishte vdekur

Kosova Times January 5, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

10 mijë konsumatorë në Klinë bëhen me ujë të pijshëm

Kosova Times Kosova Times June 19, 2025
Izraeli rrethon qytetin e dytë më të madh në Gazë
RrGK-ja mban Kuvendin e 20, Resmije Rrahmani nderohet me çmimin “Sevdije Ahmeti”
Refuzohet dëshmia në Hagë, shkak dëshmitari ka probleme mendore
Haradinaj-Kurtit: Pse po të ngutet, ndalu se e merr në qafë këtë popull
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?