Anulohet për shkak të kushteve të këqija të motit, një nga tragetet e planifikuara për lundrim nga Bari drejt Portit të Durrësit. Trageti ishte planifikuar të nisej mbrëmjen e djeshme (4 janar) por Autoriteti Potual i Durrësit ka njoftuar qytetarët se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, një nga dy tragetet e planifikuara për lundrim drejt Barit nuk arriti të niset.

 

Udhëtarët e prekur nga anulimi janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre në nisjet pasuese.

Situata e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:

Rigel VII: mbërrin në 11:00, nis në 13:00

Rigel V: mbërrin në 15:00, nis në 23:00

Rigel III: mbërrin në 21:00, nis pas mesnatës

GNV Cristal: nis në 23:00

Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare në bashkëpunim me kompanitë lundruese, për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe mbarëvajtjen e operacioneve portuale.