By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet
Lajme

Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet

Kosova Times
Last updated: 2026/01/05 at 10:52 PM
Kosova Times Published January 5, 2026
Share
SHARE

Prokuroria Speciale, Departamenti për Krime të Luftës, me vetëm pesë prokurorë, ka ngritur 80 aktakuza për krime lufte ndaj 260 personave gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa lejimi i gjykimeve në mungesë ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të trajtuara. Sfidë kryesore mbetet mungesa e bashkëpunimit me Serbinë, gjë që vështirëson hetimet dhe gjykimet për krimet e luftës.

 

Me rreth 1,000 lëndë të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve që ndërtojnë një aktakuzë. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave.

Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte shkakton vështirësi për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili që nga viti 2023 parashikon gjykimin në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza në mungesë ndaj 102 personave, përfshirë rastin e masakrës së Mejës dhe dëbimin e popullsisë civile.

“Për 20 vite nuk kemi pasur një autoritet për hetimin e këtyre veprave penale. Mundësitë tona janë brenda këtyre pesë viteve të fundit, me aq sa kemi kapacitete. Vetë fakti që kemi një numër të konsiderueshëm aktakuzash tregon që po shkojmë në drejtimin e duhur. Zgjidhja për këtë çështje është një strategji nacionale për adresimin e të gjitha problemeve në fushën e krimeve të luftës”, tha Ilir Morina, prokuror i Prokurorisë Speciale.

Gjatë vitit 2025, Departamenti i Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë. Ndërkohë, janë shpallur 9 aktgjykime, 8 dënuese dhe 1 lirues, me 9 persona të arrestuar.

“Zhvillimet më të mëdha kanë ndodhur si pasojë e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, me lejimin e gjykimeve në mungesë. Duke qenë se prokurorisë dhe gjykatës u është lejuar të vazhdojnë gjykimet në mungesë, ka pasur rritje të numrit të aktakuzave, por edhe të gjykimeve në përgjithësi. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë është zero. Nuk ka as shkëmbim informacionesh, as dokumentacioni, nuk lejohet as shkëmbimi i ftesave dhe njoftimeve për rastet që po hetohen ndaj shtetasve të tyre. Çdo refuzim për bashkëpunim është pengesë për një hetim të mirëfilltë dhe për një gjykim të drejtë, si dhe pengon vërtetimin e fakteve”, theksoi  Nisa Ferati nga FDHK.

Aktualisht, për masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave, pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe. Për këtë rast është mbajtur shqyrtimi fillestar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sfidë e vazhdueshme mbetet gjithashtu numri i vogël i gjyqtarëve, për shkak të avancimeve në gjykata, gjë që ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e proceseve për krimet e luftës.

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times January 5, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Anija turistike “Seabourn Encore” me 600 turistë viziton portin e Sarandës

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
Hamza takon qindra biznesmenë: Pa sektor privat të zhvilluar nuk mund të ketë as ekonomi të qëndrueshme
Hamasi refuzon ofertën e Izraelit për armëpushim njëjavor 2 orë më parë
Turqia arreston 33 persona që dyshon se po spiunonin për Izraelin
Henderson bën kontollin mjekësor te Ajax
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?