Ai ka theksuar se është urgjencë kombëtare që institucionet, si ato qendrore, ashtu edhe lokale, të shumëfishojnë përpjekjet për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka  njoftuar se ka kontaktuar kryetarët e komunave nga Aleanca për të marrë informacion mbi veprimet që po ndërmerr pushteti lokal për menaxhimin e kësaj situate emergjente