“Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të shiut gjatë natës dhe ngritjes së nivelit të lartë të turbullueshmërisë në kanalin e Ibër-Lepencit, jemi detyruar të ndërpresim përkohësisht furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Kjo masë, sipas tyre është ndërmarrë për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijes, në përputhje me standardet teknike dhe shëndetësore në fuqi.

“Ekipet tona teknike janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbulleshmërisë dhe krijimit të kushteve të sigurta për distribuim”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Ndërkohë instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut janë shkaktuar vërshime lokale e si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, derisa kanë paralajmëruar se reshjet me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik.