Maqedonci ka thënë se kjo dërgesë ka qenë e kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

“OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, ka shkruar ai në facebook.

Maqedonci më tej ka thënë se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për FSK-në ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional.