Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 33 aksidente me të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1458 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 5 persona, kurse 5 i ka dërguar në mbajtje.