Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Prishtinës më 6 janar, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.