By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vërshimet shkaktuan dëme materiale dhe infrastrukturore në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vërshimet shkaktuan dëme materiale dhe infrastrukturore në Kosovë
Lajme

Vërshimet shkaktuan dëme materiale dhe infrastrukturore në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/07 at 1:53 PM
Kosova Times Published January 7, 2026
Share
SHARE

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje në shtëpi dhe biznese në zona të ndryshme.  Sot situata është më e qetë. Të gjitha ekipet në terren, agjencitë shtetërore, ekipet profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe institucionet e sigurisë, komunat, shoqata po kryejnë detyrat e tyre.

 

Ndryshe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar raportin për nivelin e ujit në lumenjtë e Kosovës pas reshjeve të fundit, të cilat shkaktuan vërshime në disa komuna të vendit. Në raportin e IHMK-së bëhet e ditur se nga e hëna në të martën në Kosovë kanë rënë mesatarisht 43 mm reshje për metër katror.

Sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore ka qenë më e larta në Drinin e Bardhë me 76.2 mm, në Ibër 27.8 mm, në Moravën e Binçës 19.9 mm dhe në Lepenc 47.9 mm.

Situata më e vështirë paraqitet në lumenjtë: Drini i Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica dhe Lumi i Istogut. Lumenjtë në lindje dhe jug të vendit, si Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci dhe Nerodimja, aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin rrezik.

Pas shpalljes së gjendjes emergjente në Komunën e Junikut, ekipet për sanimin e gjendjes janë vazhdimisht në terren, në përpjekje për të zhbllokuar rrugën që shpie drejt fshatrave të thella Jasiq dhe Gjocaj, ku situata paraqitet më e rënduar.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, pas reshjeve të fundit, paraqitet stabile dhe e qetë. Sipas të dhënave nga Shtabi Emergjent, edhe nata e kaluar ka qenë e qetë, pa probleme të reja të evidentuara, ndërsa niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata është drejt stabilizimit të plotë.

Për shkak të turbullirës së lartë në kanalin Ibër–Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar edhe sot se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj vazhdon të jetë jashtë funksionit dhe se në disa zona priten reduktime të furnizimit me ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar më 07.01.2026 se niveli i turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc vazhdon të jetë mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt të ujit. Për këtë arsye, impiantet për trajtimin e ujit të pijes nuk mund të operojnë. Në njoftim thuhet se furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë, ndërsa uji që eventualisht mund të arrijë në rrjet nuk duhet të përdoret për pije.

Ndërkaq Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times January 7, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sonte në Prizren mbahet koncerti i muzikës klasike

Kosova Times Kosova Times October 13, 2024
MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë në tregun e naftës
Turma në rrugët përgjatë bregdetit, trafik i shtuar dhe në pjesë të autostradave
Moti në Shqipëri vranësira kalimtare
Fondit Monetar Ndërkombëtar me delegacion në ATK, njoftohen për reformat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?