Komuna e Rahovecit ka rritur në 600 euro subvencionimin e lindjes në këtë qytet, nga 500 sa ishte më parë.
“Sot, kryetari Latifi nënshkroi vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas kësaj komune, deri në fund të mandatit të Smajlit subvencioni do të rritet në 750 euro.




