By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike
Lajme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times
Last updated: 2026/01/09 at 5:03 PM
Kosova Times Published January 9, 2026
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes Sadriu, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, Ali Sadriu.

 

Abdixhiku theksoi se humbja e Sadriut është e rëndë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për LDK-në e shtetin e Kosovës në tërësi.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të babait e familjarit tuaj Ali Sadriu, veprimtarit të shquar institucional, deputetit shumëmandatësh, ish-ministrit dhe njërit prej personaliteteve të rëndësishme të jetës politike të Kosovës. Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen tuaj, por për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për shtetin e Kosovës në tërësi. Ali Sadriu ishte një njeri i urtë i politikës, shembull i përkushtimit institucional, i maturisë në vendimmarrje dhe i përgjegjësisë publike. Ai i shërbeu vendit me dije, ndershmëri dhe përkushtim të rrallë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, Abdixhiku tha se i ndjeri kishte mëshiruar vlerat themelore të LDK-së: moderimin, dialogun, përgjegjësinë shtetërore dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Si deputet, ministër, drejtues institucional dhe kryetar i Degës së LDK-së në Shtime, Ali Sadriu mishëroi vlerat themelore të LDK-së: moderimin, dialogun, përgjegjësinë shtetërore dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Ai ishte një politikan i respektuar, një profesionist i palëkundur dhe një familjar shembullor, që fitoi besimin dhe vlerësimin e gjerë të shoqërisë sonë”.

Po ashtu ai tha se vlerat, kontributi dhe integriteti i Sadriut do të mbeten pjesë e pandashme e trashëgimisë politike.

“Vepra, kontributi dhe integriteti i tij do të mbeten pjesë e pandashme e trashëgimisë politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës dhe frymëzim për brezat që vijnë. Në këto çaste dhimbjeje, në emrin tim personal dhe në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadriu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me Ali Sadriun. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprën dhe jetën e veprimtarit, Ali Sadriu!”, pohoi ai.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times January 9, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rezervat më të mëdha të arit janë në Kinë, Zvicër dhe Indi

Kosova Times Kosova Times January 3, 2025
Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024
Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian
Çitaku: Pas ngritjes së aktakuzës për Nagip Krasniqin, PDK kërkon hetim për mafinë energjetike
Rashiq: Vuçiq po i shfrytëzon serbët e Kosovës për interesa personale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?