Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë arrestuar dy persona me iniciale Q.H. dhe R.H., të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Sipas njoftimit, të dyshuarit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer këtë veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, armë si dhe para të gatshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tyre.




