By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi
Lajme

KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi

Kosova Times
Last updated: 2026/01/09 at 4:55 PM
Kosova Times Published January 9, 2026
Share
SHARE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, thotë se miratimi i Udhëzimit Administrativ për Taksat Gjyqësore është bërë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe në përmbushje të mandatit kushtetues dhe ligjor të Këshillit.

 

Sipas tyre, ky rregullim ka për qëllim garantimin e qasjes efektive në drejtësi, përmes lirimit nga pagesa e taksave gjyqësore të kategorive që, për shkak të rrethanave sociale, ekonomike apo statusit të veçantë, gëzojnë mbrojtje të shtuar, me përjashtim të çështjeve me karakter monetar.

“Lirimi nga pagesa e taksave është paraparë si përgjigje ndaj rrethanave sociale, ekonomike dhe statusit të veçantë të personave që duhet të gëzojnë mbrojtje të shtuar, por edhe si masë balancuese ndaj rregullimit të tarifave, në përputhje me standardin jetësor në Kosovë”, thotë KGJK-ja.

Kanë treguar se në kuadër të kategorisë së personave, nga pagesa e taksave gjyqësore janë liruar nga taksat: shfrytëzuesit e asistencës sociale, familjet e dëshmorëve dhe të personave të zhdukur gjatë luftës, invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e viktimave civile të luftës, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara, përfshirë personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër, si dhe personat që gëzojnë të drejtën për ndihmë juridike falas.

Po ashtu, thonë se nga pagesa e taksave gjyqësore lirohen institucionet shtetërore, si dhe personat në gjendje të rëndë ekonomike, të cilët dëshmojnë se pagesa e taksës do të rrezikonte drejtpërdrejt ekzistencën e tyre ose të familjes.

KGJK thotë se udhëzimi ka liruar nga taksat gjyqësore gjithsejtë 26 parashtresa të liruara nga pagesa, ku krahasuar me udhëzimin e mëparshëm janë shtuar edhe 17 parashtresa të reja.

Kanë theksuar se ky Udhëzim Administrativ është hartuar në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies dhe pas një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës të konsultimit publik, i cili është zhvilluar në dy faza.

KGJK-ja thotë se që nga viti 2017 nuk ka pasur asnjë ndryshim në taksat gjyqësore, pavarësisht ndryshimeve të theksuara në standardin jetësor, zhvillimeve ekonomike dhe rritjes së kostove të sistemit gjyqësor.

Kanë sqaruar se taksat gjyqësore të përcaktuara me këtë udhëzim derdhen në buxhetin e Republikës dhe nuk përbëjnë të hyra të drejtpërdrejta për KGJK-në apo për gjykatat.

KGJK thotë se nuk qëndrojnë pretendimet se taksat gjyqësore janë rritur në mënyrë të ndjeshme dhe kanë për qëllim zvogëlimin e numrit të lëndëve në gjykata, përkundrazi, sipas tyre, është zgjeruar ndjeshëm lista e kategorive të liruara nga pagesa.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times January 9, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin perseri dërgon mesazh Perëndimit

Kosova Times Kosova Times December 3, 2025
Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike
Ndihmat në Gazë hyjnë përmes pikës kufitare me Izraelin, për herë të parë prej nisjes së luftës
Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit si president
Ish-drejtuesi i një prej bankave më të mëdha në botë dënohet me vdekje në Kinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?