By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro
Lajme

Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2026/01/09 at 4:59 PM
Kosova Times Published January 9, 2026
Share
SHARE

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka miratuar buxhetin për vitin 2026 në vlerë prej 41.928.924 euro, në një seancë të jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku. Buxheti u miratua me 33 vota për dhe asnjë kundër.

 

Shtyllat kryesore të buxhetit u prezantuan nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili theksoi se buxheti i vitit 2026 arrin shumën prej afër 42 milionë euro dhe synon mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe investimeve kapitale në komunë.

Gjatë debatit, përkrahje për buxhetin shprehën paraprakisht asambleistët Besnik Shala (VV), Nazim Gagica (AAK) dhe Naser Arifi (Guxo), duke paraqitur njëkohësisht edhe kërkesa specifike për investime komunitare. Ndërkaq, opozita, përfaqësuar nga Gentrit Murseli (LDK) dhe Riad Rashiti (PDK), paraqiti kritika dhe vërejtje, duke kushtëzuar votimin e buxhetit me përfshirjen e dhjetëra projekteve komunitare.

Pas takimeve me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryetari Hyseni bëri të ditur se janë dakorduar që tetë nga 20 kërkesat e LDK-së të inkorporohen në buxhet, në vlerë prej 764 mijë euro, si dhe të përfshihet edhe kërkesa e partisë Guxo për rregullimin e parkut në Miresh. Sa i përket kërkesave të PDK-së, me theks të veçantë për projektin e varrezave të qytetit, u pajtuan që të inkorporohen përmes bartjes së buxhetit në muajin shkurt, përkatësisht për rritjen e buxhetit për këtë projekt.

Në seancë kontribuan me kërkesa, kritika dhe rekomandime edhe asambleistët Muhadin Haziri, Sami Ahmeti, Bujar Nevzati, Fitim Guda, Fatos Ramadani, Lirësë Kosumi, Burhan Isufi, Gresa Avdiu dhe Bujar Nevzati.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme, betimin e dha anëtari më i ri i Kuvendit, Renan Imam, ndërsa Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarin për Komunitete, Kadir Hysein.

You Might Also Like

“Burgun e ruante, kontrabandën e sillte – SHKK pezullon zyrtarin

Veliu: LDK nuk është pronë personale

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim

MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave

Kosova Times January 9, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fiorentina arrin fitore në çastet e fundit

Kosova Times Kosova Times March 7, 2024
Abazi me aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Nagavci: Tri komuna do të bëhen me çerdhe të reja, edhe kryeqyteti me shkollë të re
Gruaja dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e tij
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?