Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe trenit në fshatin Grabovc të Poshtëm të Drenasit.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për RTKlive.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë intervenuar për largimin e të lënduarve nga automjeti, për shkak se është tërësisht i përmbysur.




