Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare Ali Sadriu, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familja e ngushtë. Njoftimin e ka bërë i biri, Flamur Sadriu, përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar miq dhe familjarë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali Shaban Sadriu. Për detajet e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.
Ali Sadriu, ka qenë drejtor ekzekutiv i QKUK-së, deputet i LDK-së (1992-1998, 1998-2002, 2002-2004, 2004-2008,2011-2014), Ministër për Ekonomi dhe Financa (2002-2004), Bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (2000-2002), Drejtor financiar në Fakultetin e Mjekësisë 1977-1980, Drejtor financiar në Bankos (1980-1990), Drejtor financiar “Fabrika e Veglave dhe Ujtive Elektrike” (1975-1977).




