By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit
Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Kosova Times
Last updated: 2026/01/10 at 10:07 AM
Kosova Times Published January 10, 2026
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka trajtuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, prej të cilave katër janë raste të reja të raportuara në Prishtinë, Lipjan dhe Klinë, ndërsa dy raste të mëhershme nga Malisheva kanë çuar në arrestimin dhe dërgimin në mbajtje të të dyshuarve

 

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ku në disa prej tyre janë arrestuar të dyshuarit.

Në Prishtinë, më 9 janar 2026, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, më 6 janar 2026 në orën 17:58, është raportuar se një viktimë femër kosovare ka pësuar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti dhe prindi i bashkëshortit të saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa palët, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, më 9 janar 2026 në orën 22:40, është raportuar se një viktimë femër kosovare dhe vajza e saj kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë, më 9 janar 2026 në orën 17:10, një viktimë femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje verbale. Edhe në këtë rast, palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë, në lidhje me një rast të raportuar më 6 janar 2026 në orën 19:20, më 9 janar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Malishevë, lidhur me një rast të dhunës në familje dhe kanosjes të raportuar më 8 janar 2026 në orën 16:30, më 9 janar 2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet po trajtohen në koordinim me prokurorinë kompetente.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times January 10, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

SPERTK anulon protestën e 18 gushtit pas vendimit të Qeverisë

Kosova Times Kosova Times August 16, 2025
Haradinaj: Draft-statuti i Asociacionit ka elemente shqetësuese
Kurti: Futja e Ballkanit Perëndimor në BE, ul ndikimin rus në rajon
Cila do të jetë e ardhmja e Osimhen?
Melinda French Gates do të dhurojë 1 miliard dollar në mbështetje të të drejtave të grave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?