By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajçak për bisedat me Epsteinin: Po ndihem si idiot
February 3, 2026
Aksident në Prishtinë, zyrtari policor lëndohet nga motoçiklisti
February 3, 2026
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transportit publik Blerim Halimi | RTKlive Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile. Sipas tij, përmes kësaj mase Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të qasjes në shërbime dhe lehtësimit të lëvizjes. “Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë. Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete”, ka shkruar Durmishi në Facebook. Ai ka ftuar të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në MMPHI, brenda afateve të përcaktuara në thirrjen publike.
February 3, 2026
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për banorët shqiptarë
February 3, 2026
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” – edicioni i 35-të
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Sot nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” – edicioni i 35-të
Lajme

Sot nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” – edicioni i 35-të

Kosova Times
Last updated: 2026/01/11 at 12:25 PM
Kosova Times Published January 11, 2026
Share
SHARE

Në Gjilan sot fillon manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”, që i kushtohet përkujtimit të veprës dhe sakrificës së Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Kadri Zekës dhe figurave kyçe të rezistencës kombëtare shqiptare.

 

Njoftimin për fillimin e këtij manifestimi e ka dhënë dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

“Sot fillojmë manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve tanë. Na u bashkoni në këtë organizim për tri javë, që të ruajmë traditën dhe ta mbajmë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës”, ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë se “Flaka e Janarit” është manifestimi tradicional kulturor e kombëtar që organizohet çdo vit në Gjilan, në muajin janar, në nderim të figurave të shquara të çështjes kombëtare shqiptare: Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, por edhe Jusuf e Bardhosh Gërvlla.

Ky manifestim përkujton sakrificën dhe veprën e tyre për lirinë dhe bashkimin kombëtar, duke shërbyer si një ngjarje me rëndësi të veçantë historike, kulturore dhe patriotike për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Kosovën.

Në kuadër të “Flakës së Janarit” organizohen aktivitete të shumta, përfshirë homazhe, akademi përkujtimore, orë letrare, ekspozita artistike, shfaqje teatrore, koncerte dhe aktivitete sportive, ku marrin pjesë personalitete nga jeta kulturore, politike dhe shoqërore.

Manifestimi simbolizon qëndresën, sakrificën dhe frymën e lirisë, duke ruajtur gjallë kujtesën historike dhe duke e përcjellë mesazhin e atdhedashurisë te brezat e rinj.

“Flaka e Janarit” konsiderohet një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore-kombëtare në Kosovë dhe mbetet një simbol i përhershëm i përkushtimit për liri dhe identitet kombëtar. Nis me 11 janar në ditën kur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ranë heroikisht duke luftua me forcat serbo-jugosllave, dy heronjtë e Anamoravës, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.  

You Might Also Like

Ferizaj mban mbledhje komemorative për koreografin Bajram Tahiri

Përmbyllet edicioni i 35-të i manifestimit mbarëkombëtar `Flaka e Janarit`

“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive

Mbahen Çmimet e 68-ta Grammy: Kendrick Lamar fiton më shumë çmime, Kënga e Vitit për “Wildflower”

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

Kosova Times January 11, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini ka vendosur t’i bëjë Emiratet e Bashkuara Arabe një det të ri për të zëvendësuar Qipron

Kosova Times Kosova Times January 22, 2025
Osmani: Puna e Policisë, thelbësore për sigurinë e Republikës
Zëvendësministri rus: Ka hapësirë ​​për negociata me Trump, edhe pse të vogla
Trump urdhëroi të dërguarin e tij të zgjidhte luftën në Ukrainë brenda 100 ditëve
Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?