By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
Sport

Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2026/01/11 at 8:06 PM
Kosova Times Published January 11, 2026
Share
SHARE

Trepça ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në basketboll me një fitore shumë bindëse ndaj Sigal Prishtinës.

 

Të dielën mbrëma, në palestrën “Minatori”, mitrovicasit kanë fituar me rezultat të thellë 95:69, në derbin e xhiros së katërmbëdhjetë.

Trepça e ka kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund. Me ritëm të lartë, tranzicion të shpejtë dhe mbrojtje agresive, vendasit kanë krijuar epërsi që në çerekun e parë. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 44:32 në favor të Trepçës.

Epërsia është rritur edhe më shumë në çerekun e tretë, i cili ka përfunduar 71:45, duke e bërë periodën e fundit vetëm formalitet. Kjo ndodhi edhe pse Trepça është paraqitur pa dy lojtarë të rëndësishëm, të cilët kanë munguar për shkaqe shëndetësore.

Më i dalluari te Trepça ka qenë Mustapha Amzil me njëzet e tri pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime. Dardan Kapiti ka kontribuar me njëzet pikë e pesë kërcime, Shawn Jones ka shtuar pesëmbëdhjetë pikë, ndërsa Batin Tuna dymbëdhjetë pikë dhe tetë kërcime.

Te Sigal Prishtina, më efikasi ka qenë Eljah Clarance me gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Dion Haxhosaj ka shënuar katërmbëdhjetë pikë. Adrio Bailey e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë pikë dhe tetë kërcime.

Me këtë fitore, Trepça forcohet në pozitën e parë të tabelës me njëzet e pesë pikë, duke regjistruar njëmbëdhjetë fitore dhe tri humbje. Sigal Prishtina mbetet me shtatë fitore dhe shtatë humbje, duke vazhduar të vuajë për stabilitet në këtë edicion.

You Might Also Like

Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij

Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Kosova Times January 11, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit shpërfaq kufijtë e Teheranit

Kosova Times Kosova Times April 14, 2024
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
Marrëveshjet e Procesit të Berlinit, Kurti kërkon zbatim të plotë
Arrestime në shkallë të gjerë janë duke u zhvilluar në Turqi, me gjyqtarë dhe zyrtarë të klubeve të dyshuar për trukim ndeshjesh
“Projekti”: një sëmundje fatale mund ta shtyjë Prigozhin të rebelohet kundër Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?