Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të ujit në dy liqenet akumuluese në Batllavë e Badoc.
Sipas KRU “Prishtina” në liqenin e Badocit niveli i ujit është 645.65 metër mbi nivelin e detit, përkatësisht 4.20 metër nën kuotën maksimale të mbushjes.
Ndërsa, kanë treguar se kuota e liqenit të Batllavës është 633.70 metër, apo 1.30 metër nën nivelin maksimal të mbushjes.
Në të dyja liqenet kanë treguar se është evidentuar rritje e nivelit të ujit pas reshjeve, prej 2.5 deri në 3 metra.




