Sipas njoftimit të Ministrisë gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Estonisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit evropian, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. U theksua gjithashtu rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë rajonale, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike, ku Estonia ka ekspertizë të avancuar.

Takimi riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për koordinim të ngushtë në organizatat ndërkombëtare dhe për forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve.