By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit
February 7, 2026
Francesca Lollobrigida i sjell Italisë medaljen e parë të artë
February 7, 2026
Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit
February 7, 2026
Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 27 vjet nga Masakra e Reçakut, sfida në ndëshkimin e krimeve të luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 27 vjet nga Masakra e Reçakut, sfida në ndëshkimin e krimeve të luftës
Lajme

27 vjet nga Masakra e Reçakut, sfida në ndëshkimin e krimeve të luftës

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 10:06 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

27 vjet nga një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë, Masakra e Reçakut, vështirësitë për ndëshkimin e krimeve të luftës vazhdojnë të jenë të pranishme. Një nga to është edhe mungesa e bashkëpunimit nga Gjykata e Hagës.

 

Prokurori Special dhe udhëheqësi i Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, Ilir Morina, tha se kur e kanë pranuar detyrën kishte vetëm një raport policor ndaj një të pandehuri, i dyshuar në tri raste kryesore: Masakrën e Reçakut, masakrën ndaj familjes Jashari dhe rastin e vëllezërve Bytyqi.

Ai theksoi se tanimë janë ngritur disa aktakuza, duke përfshirë edhe ato nga periudha e misionit të EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Vështirësitë janë të karakterit ligjor, për shkak se po punojmë me një kornizë ligjore që nuk është e përshtatshme për krimet e luftës. Së dyti, deklarimet e të gjithë dëshmitarëve të Masakrës së Reçakut janë marrë nga Policia e Kosovës. Kemi siguruar prova materiale nga burime të hapura dhe organizata ndërkombëtare. Me aq sa kemi pasur mundësi, kemi identifikuar raporte specifike që i referohen Masakrës së Reçakut. Pastaj kemi parashtruar kërkesë në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, duke e ditur se provat kryesore gjenden aty. Kemi pritur gjatë dhe, në fund, kërkesa është refuzuar”, shpjegoi ai në një lidhje telefonike në RTK Prime.

Bashkëpunimet kryesore që janë të rëndësishme për sigurimin e provave, potencoi Morina, janë Serbia dhe Gjykata e Hagës, por, sipas tij, nuk janë në nivelin e duhur.

“Në çdo takim që kam me Gjykatën e Hagës theksoj se kërkoj të njëjtin nivel bashkëpunimi si me prokuroritë në Bosnje dhe Kroaci. Fatkeqësisht, kohëve të fundit kemi hasur në sfida të mëdha, si refuzimi i kërkesave tona për ekstradimin e të pandehurve nga disa shtete të BE-së, përfshirë edhe rastin e fundit nga Kroacia”, tha Morina, duke theksuar se kjo çon në gjykime në mungesë.

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë me arkivë nga mbi 700 burime

Në anën tjetër Atdhe Hetemi, drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, tha në RTK Prime se posedojnë mbi 400 metra lineare material fizik arkivor dhe mbi 21 terrabajt material digjital, të mbledhura nga 14 shtete të ndryshme dhe nga mbi 700 burime.

“Këto janë institucione publike, organizata ndërkombëtare, mediume, individë, fotoreporterë vendor e ndërkombëtar, institucione të tjera siç është arkivi i Unionit Evropian”, tha ai për burimet.

Avokati Artan Çerkini dhe eksperti i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, tha se vështirësi në procesin e zbardhjes së rastit përbën fakti që të dyshuarit për krime lufte gjenden në Serbi dhe janë të pa qasshëm, pastaj vdekja e dëshmitarëve e vjetërsimi i provave.

Ndërkaq Flamur Kabashi nga IKD theksoi se një sfidë tjetër është mungesa e profilizimit të gjyqtarëve.

“Nuk kemi profilizim të caktuar të gjyqtarëve që trajtojnë krimet e luftës. Ato trajtohen nga trupi gjykues i prirë nga kryetari dhe nga gjyqtarët e Departamentit Special, e cila nga themelimi ka pasur lëvizje të numrit të gjyqtarëve…Gjykata duhet të ketë parasysh që pavarësisht avancimit dhe lëvizjes nëpër pozita të gjyqtarëve, duhet të ketë parasysh që rastet e trajtimit të krimeve të luftës duhet të jenë prioritet”, tha ai.

You Might Also Like

Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

Në vendin e punës, punëtori 43-vjeçar humb jetën

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm

Ambasadori Dugolli pret Haradinajn, Rexhepin dhe Kamberin në Uashington

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rolling Stone: Krimineli nga fotoja e famshme nga Bijeljina prej vitesh po performon si DJ në Ballkan

Kosova Times Kosova Times January 3, 2023
Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës
Basha: Albulena s’po iu pëlqen se është e zhurmshme, opozita po e do një grua të heshtur
Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!
Borrell: Është e kotë çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?