Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30, Policia ka pranuar njoftimin për një aksident trafiku me pasoja fatale, ku ishin të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës, një mashkull, është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Të lënduarit e tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). ka theksuar ajo.
Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë në vazhdim.




