Golden Eagle Ylli ka fituar 94:82 ndaj Sigal Prishtinës në xhiron e 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll, në një ndeshje të shënuar nga incidente në tribunë.
Ndeshja, që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u ndërpre për disa minuta tre minuta para fundit të çerekut të parë, pasi tifogrupi “Plisat” hodhën një mjet plasës dhe fyen zyrtarët e klubit, përfshirë kryetarin e ri Bekë Berishën.
Pas ndërprerjes, loja u rifillua dhe suharekasit arritën të kthejnë epërsinë, duke fituar pjesën e dytë dhe duke siguruar fitoren me 12 pikë dallim. Antwan Scott shënoi 10 pikë, dha 11 asistime dhe mori tri kërcime, ndërsa Lis Shoshi shtoi 20 pikë për Yllin. Te Sigal Prishtina, Deondre Burns dalloi me 29 pikë dhe shtatë asistime.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Golden Eagle Yllin, i cili ngjitet në vendin e shtatë me 6 fitore e 9 humbje. Sigal Prishtina mbetet në vendin e gjashtë me 7 fitore dhe 8 humbje, të njëjtat si Bora.




