Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka nderuar martirët e Reçakut në përvjetorin e masakrës. Ai ka theksuar se këtë përvjetor, që tronditi botën, nderojnë martirët e vrarë mizorisht nga regjimi serb.
“Nuk harrojmë. Nuk ndalemi. Liria e Kosovës ka emra, ka dhimbje dhe kërkon drejtësi e përgjegjësi. Lavdi të rënëve të Reçakut! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.




