By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 janar 2026
January 17, 2026
Ilaçi për kancerin e prostatës që ‘zgjat jetën’ do të jetë i disponueshëm në Angli
January 16, 2026
Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit
January 16, 2026
Trump: Po diskutojmë për Groenlandën me NATO-n – Unë vetë vendosa të mos e sulmoj Iranin
January 16, 2026
Ministria e Brendshme po përdor paratë e BE-së për të blerë pajisje nga kompanitë ruse nën sanksionet e BE-së
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Ramë Shabani, ende pret drejtësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Ramë Shabani, ende pret drejtësi
Lajme

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Ramë Shabani, ende pret drejtësi

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 10:07 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

Ramë Shabani është i mbijetuari i Masakrës së Reçakut, të cilit në çdo përvjetor i rikthehen kujtimet e asaj ndodhie rrëzë malit, ku 27 vjet më parë i shpëtoi breshërisë së plumbave të forcave serbe, që vinin nga të gjitha anët. Ndonëse Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave që dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në Reçak, përgjegjësit ende nuk janë dënuar. I mbijetuari i Masakrës së Reçakut pret të dëshmojë.

“Ditë më të rëndë, ishalla, nuk presim më…”, thotë Ramë Shabani, i mbijetuar i Masakrës së Reçakut, i cili kujtimet ende i ka të freskëta, ndërkohë që përvjetorët vazhdojnë t’i ketë edhe më të rëndë.

Si dëshmitar i drejtpërdrejtë i krimeve të kryera nga forcat serbe, ai i mban të ruajtura në kujtesë edhe detajet tronditëse të krimit makabër të 15 janarit 1999. Nis rrëfimin se si ishin të grumbulluar në shtëpinë e Sadik Osmanit, kur kishte nisur granatimi dhe këmbësoria kishte hyrë në fshat, duke rrahur e keqtrajtuar çdo shqiptar.

“Kanë gjuajtë në ne, ata dy më kanë rrokë vetëm në rroba, edhe shtatë apo tetë persona janë vrarë mandej. Unë me ngut jam munduar me e lajmëru shtabin, por ai kishte qenë duke u djegur. Aty ndodheshin autoblinda, më sulmuan prapë dhe u ktheva përsëri te këta. Nuk e di sa jemi ndalur në disa përrenj, kemi qëndruar aty derisa ka thirrë ezani, sikur më herët për iftar. Jam dalë pastaj dhe i kam parë të gjithë dhe kam thënë: ‘O Zot, m’i ruaj mentë’”, ka thënë ai.

Përveç krimeve që i pa me sy, nuk e harron kurrë mënyrën se si i mbijetoi kësaj masakre.

“Ragip Bajramin nuk e kam gjetur. Duke kërkuar, thashë shyqyr paska shpëtu. Duke kërkuar rrugës, e pashë Ragipin, me dhëmbë e thonj, me kapuçin në gojë… ia kam hequr kapuçin prej gojës, ia kam marrë zemrën, ia kam afruar në vend, ia kam ngritur xhemperin, ia kam vënë kapuçin në sy. Kam ecur dhe kam menduar që më nuk kthehem në Reçak. Kam bujtur atë natë në mal…”, ka deklaruar ai.

Në Masakrën e Reçakut, Ramë Shabani humbi të vëllanë dhe 11 kushërinj.

You Might Also Like

Vdes profesori universitar, Haki Dushi

Jashtë rrezikut për jetë fëmija që u godit nga vetura në Mitrovicë

Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme duhet të ndëshkohen

Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri në shtëpi

Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë: Provokim

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katër firma kineze lansojnë ChatGPT-it e tyre

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Lejohet ndërtim i lartë afër kompleksit banesor tek ish `Farmakosi`
Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit
Në Shqipëri mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë
Lajçak sot në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?