By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ponosh: Uashingtoni do të sanksionojë individë nga regjimi
January 15, 2026
Shpërthim dhe zjarr i madh në Utrecht, shemben disa ndërtesa, ka të lënduar
January 15, 2026
Droni rus shpërtheu disa metra larg pastrueses se rrugeve, shihni reagimin
January 15, 2026
Rama ironizon : Grekët mendojnë se janë trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit
January 15, 2026
Hoxha “shkund” LDK-në: Sulmet ndaj Kurtit shkaktuan katastrofën e dyfishtë të votave!
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-zyrtarët e KEK-ut mohojnë fajësinë për dëmin prej 37 milionë eurosh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ish-zyrtarët e KEK-ut mohojnë fajësinë për dëmin prej 37 milionë eurosh
Lajme

Ish-zyrtarët e KEK-ut mohojnë fajësinë për dëmin prej 37 milionë eurosh

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 10:10 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

Edhe gjatë seancës së sotme gjyqësore, ish-zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro, u deklaruan të pafajshëm. Në këtë proces pritet të dëshmojnë 25 dëshmitarë dhe një ekspert i fushës. Seanca e radhës do të mbahet më 27 shkurt.

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor, prokurorja Fikrije Zejnullahu deklaroi se për shkak të mungesës së funksionimit të kalldajës A5, KEK-u ishte i detyruar të blinte energji me çmime shumë më të larta, duke shkaktuar dëme në vlerë prej 37 milionë euro.

Ndaj pikave të aktakuzës, të akuzuarit reaguan duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të montuara. Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, tha se “ky rast i Prokurorisë është i montuar dhe kjo vërtetohet nga vet fakti i arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim prej pesë muajsh, që në fakt ka qenë një dënim pa u zhvilluar gjykimi”. Ai shtoi se ka dhjetëra raste të tjera të akuzave ndaj zyrtarëve publik për keqpërdorim të detyrës, ku nuk është kryer arrestim, gjë që sipas tij tregon tendencën e Prokurorisë në këtë rast.

Ndërkaq, Isuf Zejna theksoi se vetëm në vitin 2023, KEK-u ka lidhur kontrata me procedurë të negociuar në vlerë prej 117 milionë eurosh, ndërsa prokuroria ka fokusuar vëmendjen vetëm në një kontratë prej 60 mijë eurosh. Ai shtoi se KEK-u ka lidhur edhe kontrata të tjera për shërbime ligjore me vlera shumëfish më të larta se ajo për të cilën akuzohen.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohen se gjatë periudhës 2021–2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë shkaktuar dëme në buxhetin e Kosovës prej rreth 37 milionë euro, duke kryer veprat penale “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë rast, për akuzuarin Dragusha, Gjykata aprovoi në shkurt të vitit të kaluar marrëveshjen e fajësisë me Prokurorinë. Seanca e radhës për këtë proces gjyqësor do të mbahet më 27 shkurt, ku pritet të dëshmojnë 25 dëshmitarë dhe një ekspert i fushës.

 

You Might Also Like

Hoxha “shkund” LDK-në: Sulmet ndaj Kurtit shkaktuan katastrofën e dyfishtë të votave!

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, një person humb jetën

Ekstradojhet nga Anglia në Kosovë i kërkuari me urdhëarrest ndërkombëtar

Ngritja e aktakuzës për masakrën e Jasharajve, çështje muajsh

“Ditët e Reçakut”, hapet ekspozita e artit pamor|

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani dekoron personalitetet amerikane për lirinë e pavarësinë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Ditë vendimesh për dy shtete europiane. Rusia dëshiron kontroll mbi të dyja
Britania: Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore
Irani e dënon edhe me një vit burgim fituesen e Nobelit për Paqe, Mohammadi
Në Beograd nuk tregojnë se ku dhe kur u takuan Gjuriq e Radoiçiq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?