By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit
Opinion

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 8:06 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

Nga Radomir Dimiç

 

Krishtlindja është festa më e madhe dhe më e gëzueshme e krishterimit në botë. E tillë duhet të jetë, pavarësisht nëse festohet sipas kalendarit katolik apo atij ortodoks. Në thelb, pikërisht në këtë ditë përcillen urime nga udhëheqës fetarë dhe shtetërorë me mesazhe paqeje, dashurie dhe faljeje. Megjithatë, në Serbi kjo festë nuk u shënua në frymën e traditës dhe vlerave të saj. Në vend që Krishtlindjen ta festonin në shtëpi, në rrethin familjar, krerët e shtetit serb, në kundërshtim me zakonet dhe traditën, zgjodhën ta kalojnë ditën më të madhe fetare në televizionin Informer – një medium i njohur për propagandë dhe gjuhë nxitëse. Kështu, Krishtlindja u shndërrua në një tubim publik, ku presidenti i shtetit dhe pothuajse e gjithë qeveria, të rrethuar nga figura të botës së krimit dhe ekstremizmit, organizuan një lloj ahengu çetnik, të shoqëruar me shfaqje primitivizmi dhe shovinizmi serb. Pamjet ishin skandaloze. Presidenti Aleksandar Vuçiç, së bashku me zyrtarët më të lartë shtetërorë, dëgjonte këngë të interpretuara nga individë të dënuar për krime të rënda, përfshirë edhe një vrasje të kryer në vitin 1992 ndaj një vajze 18-vjeçare. Po ky person u shndërrua në argëtuesin kryesor të festës, duke kënduar repertorin më ekstrem të këngëve çetnike, në një studio televizive të kontrolluar nga regjimi. E gjithë skena ngjante me një përmbysje groteske të vlerave: një “festë” e organizuar nga elita politike, ku ministrat, kryetarja e Kuvendit Ana Brnabić, Vojislav Šešelj, e më pas edhe vetë Vuçiç në shoqëri të Ivica Daçiçit, u shfaqën në një gjendje euforie kolektive, duke aktivizuar hapur makinerinë propagandistike të nacionalizmit të madh serb. Krishtlindja u shndërrua kështu në blasfemi politike. Gjatë një transmetimi disa orësh, drejtpërdrejt, u promovua një program ultra-nacionalist, i mbushur me këngë çetnike dhe thirrje luftënxitëse. Në këtë “spektakël muzikor të Krishtlindjes” dominuan këngë me përmbajtje antishqiptare dhe antiboshnjake, ku akordet e urrejtjes dhe propaganda e luftës shërbenin për të promovuar pretendime serbo madhe, veçanërisht ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë. Ky vulgaritet, ku festa më e madhe e krishtere u shndërrua në një karnaval politik të glorifikimit të krimit, me pjesëmarrjen e vetë majës së shtetit, përbën një akt të papranueshëm në çdo shoqëri demokratike. Ajo që është e sigurt, është se manifestime të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e Bashkimit Evropian. Thirrjet për një “botë serbe”, ringjallja e nostalgjisë çetnike dhe instrumentalizimi i festave fetare për propagandë nacionaliste nuk përputhen aspak me integrimet evropiane dhe as me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët.

You Might Also Like

Dinjiteti qe ulet ne toke dhe politika qe rri ne kolltuk!

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Argjentina e nis me fitore Kupën e Amerikës

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Misioni përcjellës për zgjedhje nga BE vizitojnë PDK-në, flasin për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet në veri
Policia e Kosovës konfiskon rreth 70 metër kub dru të dyshuara për kontrabandim
Mot sot me diell, temperatura deri 31 gradë
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?