By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën
February 7, 2026
Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101
February 7, 2026
Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar
February 7, 2026
Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi
February 7, 2026
Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen në Paris Grand Slam
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga 9 shkurti deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga 9 shkurti deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
Lajme

Nga 9 shkurti deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 5:18 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

Nga 9 deri më 18 shkurt do të mbahen deklaratat përmbyllëse në gjykimin për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

 

Sipas njoftimit për media të DHSK-së, seancat janë planifikuar të zhvillohen nga ora 09:00 deri në 16:30 dhe mund të përcillen përmes transmetimit në faqen zyrtare të gjykatës, me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët e gjykatës: shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe nga galeria publike.

Për shkak të interesimit të madh, për ndjekjen e seancave nga galeria publike kërkohet regjistrim paraprak. Të interesuarit duhet të dërgojnë email në adresën PUBLIC@scp-ks.org,  ndërsa gazetarët duhet të tregojnë mediumin që përfaqësojnë dhe nëse kanë nevojë për ulëse në qendrën për media. Afati për regjistrim paraprak është deri të premten, 30 janar, në ora 17:30, ndërsa konfirmimet do të dërgohen më së voni më 5 shkurt.

Sipas rendit të ditës, më 9 shkurt do të paraqitet deklarata përmbyllëse e Prokurorisë, ndërsa më 10 shkurt do të vazhdojë Prokuroria dhe do të dëgjohet deklarata e Mbrojtjes së Viktimave. Më 11 shkurt janë planifikuar deklaratat e Mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, më 12 shkurt vazhdon Mbrojtja e Veselit dhe ajo e Selimit, ndërsa më 13 shkurt do të paraqiten deklaratat e Mbrojtjes së Selimit dhe Krasniqit. Më 16 shkurt parashihet përfundimi i deklaratave të Mbrojtjes së Krasniqit dhe pyetje të mundshme nga Trupi Gjykues, ndërsa më 18 shkurt janë paraparë përgjigjet e palëve dhe deklaratat e të akuzuarve.

Aktakuza fillestare ndaj katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u ndryshua disa herë, ndërsa versioni në fuqi është ai i dorëzuar më 27 shkurt 2023. Të akuzuarit ngarkohen me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte, që pretendohet se janë kryer nga marsi deri në shtator 1999 në Kosovë dhe në Kukës e Cahan në veri të Shqipërisë.

Ndryshe gjykimi ka nisur më 3 prill 2023. Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025, ndërsa më pas provat u paraqitën nga Mbrojtja e Viktimave dhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve. Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave më 19 dhjetor 2025.

Pas deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të fillojë kuvendimet për nxjerrjen e aktgjykimit, i cili pritet të shpallet brenda 90 ditësh, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë shtesë.

https://mail.google.com/mail/u/0/?tab=rm&ogbl#inbox/FMfcgzQfBQDfPPcLCBvlbKrNDFSRfxvV?projector=1&messagePartId=0.1

You Might Also Like

FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat

Kosova dhe Franca diskutojnë përvojat e `Paris 2024` për `Prishtina 2030`

Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në Milano-Cortina

S`ka paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash në Gjakovë

Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët e fundit

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Shqipëri-Kosova, miratohen rregullat për bursën e energjisë ALPEX

Kosova Times Kosova Times December 27, 2022
Ministria e Financave do të fillojë të kontrollojë “fshehurazi” shpenzimet buxhetore pas rënies së të ardhurave
Zhduket një grua në Lipjan
Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat
Reznikov: Ukraina nuk do të përdorë bomba thërrmuese në territorin rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?