Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik Rus, sasia e borës që ka rënë në Kamçatka gjatë ditëve të fundit është më e larta në më shumë se 30 vjet, dhe lartësia e borës arriti deri në katër metra.
Pamjet nga Kamchatka tregojnë makina pothuajse tërësisht të varrosura në borë, hyrje të bllokuara të ndërtesave të banimit dhe tunele bore të hapura nga banorët për të dalë nga shtëpitë e tyre.
Dy burra në të gjashtëdhjetat vdiqën pasi bora ra nga çatitë e tyre pas reshjeve më të dendura të dëborës në dekada në gadishullin Kamchatka të Rusisë, tha të premten ministria lokale e emergjencave.
Stuhia shkaktoi mbyllje rrugësh, vonesa dhe anulime fluturimesh, si dhe pezullim të transportit publik.
Shërbimet e emergjencës po pastronin borën nga çatitë për të parandaluar dëmtimet e ndërtesave, dhe banorëve iu këshillua të shmangnin udhëtimet e panevojshme.
Mediat lokale raportuan për mungesa ushqimore në dyqane, ndërsa disa banorë thanë se nuk ishin në gjendje të siguronin ilaçet e nevojshme.




