Të premten në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 4 dhe 7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.



