By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lituania akuzon inteligjencën ruse per përpjekjen e zjarr venies me 2024
January 16, 2026
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Hasani
January 16, 2026
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolaps
January 16, 2026
Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë
January 16, 2026
Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi
Uncategorized

Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi

Kosova Times
Last updated: 2026/01/16 at 12:38 PM
Kosova Times Published January 16, 2026
Share
SHARE

U përkujtua, Oliver Ivanoviq, ish-lider i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, në Mitrovicën e Veriut, tetë vjet pas vrasjes së tij. Para ish-zyrave të kësaj iniciative, familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë vendosën lule dhe ndezën qirinj, duke rikujtuar figurën e tij politike dhe duke theksuar se drejtësia për këtë krim ende mungon

 

Përpara ish-zyrave të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në Mitrovicën e Veriut, sot është përkujtuar Oliver Ivanoviqi, liderit të kësaj iniciative, i cili u vra në atë vend tetë vjet më parë.

Anëtarë të familjes, miq, bashkëpunëtorë, bashkëmendimtarë politikë dhe qytetarë vendosën lule dhe ndezën qirinj, duke theksuar se drejtësia për këtë krim ende nuk është vënë në vend.

“Oliveri ishte një njeri që u vra vetëm sepse dinte të mendonte lirshëm dhe të vepronte lirshëm. Detyrimi ynë ndaj tij është ta kujtojmë sa të jemi gjallë dhe përderisa ekziston qoftë edhe një njeri në Kosovë që ndez një qiri, Oliveri nuk do të harrohet. Ajo që është shumë e rëndësishme të thuhet është se vrasja e tij ishte në fakt një paralajmërim për të gjithë ne të tjerët, të cilët në një mënyrë apo tjetër dinim të thoshim se mendojmë lirshëm dhe veprojmë lirshëm, se mund të pësonim njësoj si ai”, tha Dejan Nedelkoviq, mik i familjes Ivanoviq.

Srgjan Milivojeviq vlerësoi se drejtësia në këtë rast ende nuk është arritur dhe se është i domosdoshëm një gjyqësor i pavarur për ta zbardhur vrasjen.

“Besoj se në Serbi po vjen koha e lirisë dhe pas saj ecën edhe drejtësia. Jam absolutisht i sigurt se një gjyqësor i lirë dhe i pavarur do të arrijë ta zgjidhë këtë, për momentin, mister të vrasjes, ku vrasësit sigurisht që janë të njohur për shumë njerëz nga maja e këtij regjimi. Jam plotësisht i bindur se nuk do të ketë drejtësi për asnjë njeri në Serbi derisa të ketë drejtësi për Oliver Ivanoviqin”, tha Milivojeviq.

Të pranishmit theksuan se Oliver Ivanoviqi ishte një politikan i shquar dhe përkrahës i pajtimit.

Avokati Nebojsha Vlajiq thekson se besimi në procedurat, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, pothuajse nuk ekziston, por se megjithatë beson se e vërteta do të dalë në dritë herët a vonë.

Oliver Ivanoviqi u vra me të shtëna pas shpine, në orët e hershme të mëngjesit të 16 janarit 2018, përpara selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

You Might Also Like

Kurti: Drejtësia për Reçakun mbetet detyrim moral dhe historik

Rusia dështoi të mbështeste partnerët e saj – Venezuelën dhe Iranin

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2026 janë publikuar

Ish-shefi i MI6: Putini përdor sozi. Dhe kjo është krejtësisht logjike

Horoskopi ditor për 13 janar

Kosova Times January 16, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet pas 12 orësh 44-vjeçari që terrorizoi fshatin duke qëlluar me armë në Selenicë

Kosova Times Kosova Times December 1, 2024
Lajçak i kënaqur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e BE-së
Shpërbëhet Qeveria gjermane
Dogana sekuestron 100 paketime Botox dhe Filler të kontrabanduara
Ahmeti: Me zemër në Strasburg, padrejtësia ndaj UÇK-së duhet të marrë fund
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?