By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët
January 17, 2026
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kujtesa e Reçakut dhe vlerat kombëtare, themeli i shtetit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kujtesa e Reçakut dhe vlerat kombëtare, themeli i shtetit të Kosovës
Lajme

Kurti: Kujtesa e Reçakut dhe vlerat kombëtare, themeli i shtetit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2026/01/17 at 9:18 PM
Kosova Times Published January 17, 2026
Share
SHARE

Akademia e “Flakës së Janarit” në Gjilan, e dedikuar këtë vit për përkujtimin e masakrës së Reçakut, u zhvillua sot me pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

 

Në fjalimin e tij, Kurti theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditës dhe kujtesës historike si themel i zhvillimit të shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve të forta të shtetit.

“Në rrugën e pafund të quajtur histori, në atë udhë të popujve që synojnë zhvillimin e qytetërimit të tyre dhe përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë, ndërtimi i themeleve të forta dhe ruajtja e traditave të normuara është një parakusht kyq. Kush e ka menduar në janarin e vitit 1992, kur për herë të parë u organizua ‘Flaka e Janarit’, që ky festival kulturor e kombëtar, do t’i mbijetojë kaq gjatë kohës, duke u kthyer në një organizim tradicional”, tha ai.

Kurti rikujtoi se ‘Flaka e Janarit’ fillimisht nisi si shënim i 10 vjetorit të vrasjes së tre veprimtarëve politikë dhe patriotëve të paetur Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë më 17 janar të vitit 1982 në Gjermani nga Shërbimi Sekret Jugosllav.

Rreth këtij festivali, kujtoi Kurti, u përbashkua kujtimi edhe për rënien e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës të vrarë nga policia jugosllave më 11 janar 1984 në Prishtinë.

“Një javë më parë i kujtuam Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën, kurse sot po vijmë në këtë akademi nga shtëpia e familjes së Kadri Zekës, ku ishim bashkë me kryetarin Alban Hyseni, teksa paradite ishim në Dobovik të Deçanit tek kulla muze e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, bashkë me Donika Gërvallën, të bijën e Jusuf Gërvallës, aktualisht ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, theksoi Kurti.

Këto rrugëtime, këto vende, këta njerëz, këto data dhe ngjarje të lidhura nga e kaluara janë pikërisht ajo për të cilën duhet ta vë theksin sonte, tha tutje Kurti.

“E kam fjalën për rëndësinë e ruajtjes së traditës, për kultivimin e vlerave kombëtare dhe ndërtimin mbi themele të forta të atyre mureve të cilave lartësohet ngrehina jonë jetësore, gjegjësisht shtëpia jonë e quajtur Republika e Kosovës. Sepse pikërisht nën kulmin e kësaj shtëpie të përbashkët gjejnë strehë të gjithë njerëzit e atdheut tonë dhe miqtë tanë bashkë me rrëfimet e treguara mes nesh nga kujtesa jonë kolektive. E pikërisht prej tyre përbëhet dija dhe vetëdija jonë e përbashkët kulturore, politike dhe historike, brenda së cilës ne jetojmë si qenie politike dhe njerëzore, ku realizohemi si individë dhe si komunitet”, u shpreh Kurti.

Ai kujtoi edhe edicionin e tetë, kur më 15 janar të vitit 1999, programi i festivalit u shkurtua për shkak të masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë të pambrojtur.

“27 vite më vonë akademia e Flakës së Janarit i kushtohet masakrës së Reçakut, përkujtimit dhe nderimit të dëshmorëve të rënë atje në luftën e drejtë të popullit tonë për çlirimin e Kosovës nga Serbia armike, okupatore dhe shtypëse. Njerëzit tanë të vrarë e të rënë gjatë të kaluarës, historitë, angazhimet dhe fatet e tyre janë nyje rreth të cilave rrotullohen dhe lidhen rrugëtimet tona të kujtesës dhe të kontributit për brezat pasues. I kujtojmë dhe ndertojmë të rënët duke e mbajtur pranë njëri – tjetrit ne të gjallët”, theksoi Kurti.

Kryeministri në detyrë nënvizoi rolin e ambasadorit William Walker, i cili denoncoi këtë krim kundër njerëzimit dhe bëri të mundur që e vërteta për ngjarjet të shpërndahej ndërkombëtarisht.

“Për këtë rast duhet të përkujtojmë rolin unik të ambasadorit William Walker, si dëshmitar dhe denoncues i masakrës së Reçakut, si krim kundër njerëzimit. Ishte pikërisht deklarata e ambasadorit Walker, ajo që më 1999 ia bëri të qartë botës të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë. Kurse në kohën tonë na takon ne ta gjurmojmë dhe ta studiojmë këtë masakër në kontekstin politik e gjeopolitik, në kronologjinë e historisë më të re, duke i denoncuar urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e saj para drejtësisë, dhe duke lënë të rrëfyer e të shkruar historinë e masakrës së Reçakut për të gjithë brezat dhe njerëzimin”, tha ai.

Tutje Kurti tha se Prokuroria Speciale e Kosovës në dhjetor të vitit që sapo e lamë pas  ngriti një aktakuzë për 21 persona lidhur me këtë masakër.

“Mes kujtimesh plotë respekt për të rënët, me mirënjohjen më të thellë për të gjallët dhe trashigimëtarët dhe duke besuar se rrugëtimi ynë i përbashkët që nga nderimi i të kaluarës, na shpie në ndërtimin e së ardhmes më lejoni të shpreh konsideratat e mia më të larta si kryeministër i Republikës së Kosovës për vuajtjet, dhembjet dhe humbjet tuaja dhe tonat, si sakrifica për lirinë, në të cilën po e kujtojmë, zhvillojmë dhe përparojmë vendin tonë”, nënvizoi Kurti.

Me këtë rast ai uroj që bashkëshortja e ambasadorit Walker, të rikuperohet dhe të ketë shëndet të mirë, pasi gjatë ceremonisë u bë e ditur se ka pësuar problem shëndetësor, duke pamundësuar edhe ardhjen e konfirmuar të ambasadorit William Walker në këtë akademi.

You Might Also Like

Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës

UGSh reagon ndaj propozimit per mbuljen e RTPSh

Izraeli për komitetin e Trumpit për Gazën: “Nuk ishte i koordinuar me ne”

Kosova Times January 17, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Gazetarët zbuluan identitetin e komandantit të Wagner gjatë sulmit në Soledar

Kosova Times Kosova Times January 16, 2023
Rusia sulmoi territorin ukrainas me 60 dronë natën
Diplomati amerikan e viziton Nagorno-Karabakun në një kohë presioni nga Bakuja
“Dashuri e vështirë” mes Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së
Osmani: Fillimisht sanksionet kundër Serbisë, pastaj dialogu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?