By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara
January 18, 2026
Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre
January 18, 2026
Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2026/01/18 at 8:56 PM
Kosova Times Published January 18, 2026
Share
SHARE

Në Maqedoninë e Veriut po diskutohet ligji për shkeljet në trafik, i cili pritet të miratohet në Kuvend dhe të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

Pas vendosjes së kamerave të sigurisë në disa qytete dhe nëpër autostradat e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk ka dilema se ligji për shkeljet në trafik do të miratohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

“Ajo për të cilën u morëm vesh në takimin e liderëve ishte mbështetja pa kushte. Megjithatë, u dakorduam që në nivel të koordinatorëve të grupeve parlamentare të mbahen mbledhje për t’i qartësuar të gjitha çështjet e paqarta. Kjo mbledhje u mbajt, u sqaruan të gjitha dilemat dhe pres që ligji në seancën e ardhshme parlamentare të miratohet. Ai kalon me dy të tretat e votave, pa Badenter”, tha ai.

Mickoski pret që për këtë ligj të votojnë edhe deputetët e partive shqiptare në opozitë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin e liderëve politikë që u mbajt ditë më parë në Shkup, u shpreh se qëndrimin e tij për ligjin për kundërvajtje dhe për çështje të tjera politike do ta bëjë publik pas një takimi dypalësh që pritet ta realizojë me kryeministrin Mickoski.

“Mbetet që në të ardhmen të zhvillohet një takim mes meje dhe kryeministrit Mickoski për t’i diskutuar këto çështje dhe për të parë se çfarë zgjidhje mund të japim”, theksoi ai.

Kamerat e sigurisë tashmë janë vendosur në Shkup, Tetovë dhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Nëse ligji miratohet në Kuvend dhe hyn në fuqi më 1 shkurt, ai pritet të përfshijë vetëm katër lloje shkeljesh: parkim të paligjshëm, kalim në semafor të kuq, drejtim të mjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalim të shpejtësisë.

You Might Also Like

Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë

Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara

I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive

Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë

Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave

Kosova Times January 18, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lëvizjet e fundit të Bidenit. Prezanton sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
Në fundjavë turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’
Gjashtë të dyshuarit për sulmin në Veri dërgohen në mbajtje 48 orë, këto janë veprat me të cilat ngarkohen
Pse po kontestohet Ligji për Fondin Sovran?
Barazon Lille e Zhegrovës, humbet Mallorca e Muriqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?