Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në trafik, Policia ka shqiptuar 2,157 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.

Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur persona në ndalim policor dhe as persona të dërguar në vuajtje të dënimit.

Institucionet e rendit publik vazhdojnë angazhimin e tyre për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.