Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion ndaj katër personave, lidhur me vepra penale të ndryshme.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala, ka thënë për RTK se dy (2) persona po hetohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në bazë të nenit 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, edhe dy (2) persona të tjerë janë përfshirë në hetime për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, sipas nenit 309 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se për më shumë detaje opinioni publik do të njoftohet me kohë.
Aksioni është zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa po vazhdon edhe në disa lokacione tjera.



