Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave.
Hamza ka vlerësuar se, në rrethanat e krijuara, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.
“Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.




