MFPT bënë të ditur se  zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza

“Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ministrie, kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Tutje theksohet se institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.