Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2435 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 25 persona, prej të cilëve 20 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.