Ky indeks vlerëson një sërë fushash kyçe, përfshirë stabilitetin politik dhe institucional, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik, reziliencën ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja, rrezikun e konflikteve dhe sigurinë kombëtare, si dhe kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova pozicionohet në mesin e 10 për qind të vendeve më të sigurta në botë, duke reflektuar progres të qëndrueshëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe sigurisë kombëtare.

Sipas MMRK-së, ky është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar që konfirmon stabilitetin, progresin dhe orientimin e qartë euroatlantik të Republikës së Kosovës.